Zjarret, gjëndjë e jashtëzakonshme në Rusi

02/08/2010 20:35

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone të Rusisë për shkak të zjarreve masive që kanë rënë nga vala e nxehtësisë.

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret është rritur në 40 të vdekur, kanë bërë të ditur burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, Ministria e Emergjencave ka deklaruar se 500 vatra të reja zjarri janë zbuluar në 24 orë, por shumica e tyre janë shuar.

Në 14 rajone të Rusisë janë djegur shtëpitë e banorëve. Më i dëmtuari është Nizhni Novogorod, ku janë regjistruar dhe 19 nga 40 vdekjet.

Gjëndja e jashtëzakonshme u njoftua në një formë dekreti për të kufizuar aksesin publik në zonat e prekura nga zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA