Thaci: Njohjet e reja do vijnë së shpejti
02/08/2010 17:30
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish sot bindjen e tij se në ditët e ardhshme do të vijnë njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës.
Sipas Thacit, nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kosova do të paraqitet në mënyrë dinjitoze nga ministri i saj i Jashtëm, Skënder Hyseni, si dhe nga partnerët ndërkombëtare.
Thaci ka theksuar se procesi për njohjet e reja dhe ai për forcimin e shtetit të Kosovës po ecin në rrugën e duhur.
“Procesi do të ecë vetëm përpara dhe është e sigurtë që do të ketë njohje. Pra, procesi i pavarësisë, i konsolidimit të shtetit dhe i njohjeve do të njohë një fuqizim të ri mbarëkombëtar”, ka pohuar Thaci.
Top Channel