Sërish shira në Pakistan, 1400 të vdekur
02/08/2010 11:35
Sërish alarm meteorologjik në Pakistan ku koha e keqe ka shkaktuar në javën e fundit të paktën 1400 viktima.
Autoritetet dhe organizatat humanitare po luftojnë prej një jave ndaj efekteve të një përmbytjeje të paprecedent që ka vënë në vështirësi jetët e 1.5 milionë personave.
Shërbimi meteorologjik pakistanez ka bërë të ditur se shumë rajone lindore do të jenë të interesuara nga shirat e fortë të lidhur me sezonin musonik.
Ndërkohë, miliona njerëz të mbetur të pastrehë dhe të evakuuar nga zonat e përmbytura, tani kërcenohen nga sëmundjet.
Autoritetet kanë regjistruar rastet e para të kolerës dhe të paktën 1.5 milion njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.
Top Channel