Rusi, rrëzohet avioni në Siberi, 15 të vdekur

02/08/2010 21:25

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në momentet kur do të ulej në pistë, në veri të Siberisë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 15 persona që ndodheshin në bord.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Ministrisë së Emergjencave në Rusi, sipas të cilave ngjarja ndodhi teksa avioni po i afrohej aeroportit në qytetin e Igarkës.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se avioni i rrëzuar ishte i tipit “Antonov-24” me një dopio turbohelikë, por nuk dihet se cilës linjë ajrore i përkiste.

Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar forca ushtarake dhe agjentë të policisë, të cilët do të hetojnë për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA