PS: Mashtrim me vendet e punës

02/08/2010 15:40

Opozita i ka konsideruar si mashtrim dhe demagogji deklaratat e qeverisë për rritjen ekonomike.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të publikuara nga shoqatat e biznesit, opozita tha se përkundër premtimeve për hapje të vendeve të reja të punës, mijëra njerëz kanë humbur punën në muajt e fundit.

“Sektori i fasonëve është duke kërkuar ndihmën e qeverisë për të shmangur falimentimet. 11 mijë vende pune janë humbur nga këto ndërmarrje vetëm në muajt e fundit. Shqiptarët s’mund të hanë shifrat e mashtrimit. Ata janë të qartë se me gjëndjen e mjerë ekonomike janë duke paguar faturën marramendëse të korrupsionit qeveritar PD-LSI”, ka deklaruar deputeti Arben Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA