Nën moton “Boll më! Na duhesh më shumë se kurrë”, qytetarë të shumtë u mblodhën të dielën në fshatin e lindjes së ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e tij nga gjykata e Hagës.
Duke u solidarizuar me familjen Haradinaj, në fshatin Glloxhan të Deçanit, qytetarët i dhanë një medalje mirënjohjeje babait të kryetarit të AAK-së, Hilmi Haradinajt për qëndresën e tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj, tha se manifestimi ishte i qetë dhe pa incidente.
Dy javë më parë dhoma e apelit në Gjykatën e Hagës vendosi që të rinisë proçesin gjyqësor ndaj drejtuesit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjykata e akuzon Haradinajn për frikësim të dëshmitarëve dy vjet më parë kur kjo gjykate e liroi atë nga të gjitha akuzat për krime lufte.
Top Channel