Manjati kinez kërkon të blejë Liverpulin
02/08/2010 17:50
Edhe Kina mund të depërtojë në Premier Ligës. Lajmin e bën të ditur BBC, e cila i referohet manjatit Kenny Huang, i cili kërkon të blejë Liverpulin.
Personi në fjalë, aktualisht në krye të “QSL Sports”, shoqëri investimesh me bazë në Hong Kong, është i gatshëm të investojë 350 milionë stërlina.
Sipas një burimi të afërt me Huang, pasaniku kinez ka bërë një propozim të qartë dhe marrëveshja pritet të mbyllet brenda fundit të merkatos, më 31 gusht. Aktualisht klubi anglez ndodhet në një borxh prej 237 milionë stërlinash.
Top Channel