Kurbin, mbytet në lumë shtetasi italian
02/08/2010 18:00
Një shtetas italian është mbytur pasditen e sotme në ujërat e lumit Skuraj, në Kurbin, ku dyshohet se ishte futur për të sfiduar vapën.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave identiteti i shtetasit italian nuk dihet dhe trupi i tij nuk është rikuperuar ende nga lumi.
Sipas burimeve, tek shtetësia e tij u arrit prej disa dëshmitarëve, të cilët pasi nuk e kanë parë të kthehet kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit ka konfirmuar vdekjen e të riut dhe ka thirrur polumbarët e RENEA-s që të nisin kërkimet për trupin e tij.
Top Channel