Irani, embargo importeve nga BE

02/08/2010 22:00

Irani do të bllokojë importet nga vendet që vendosën sanksione ndaj eksportimit të teknologjisë drejt Republikës Islamike.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri iranian i Industrisë, Ali Akbar Mehrabian, i cili i është referuar në vecanti vendeve të BE-së.

“Sigurimi i produkteve të tilla do të sigurohet nga industria kombëtare ose nga importet nga vendet mike”, ka deklaruar ministri.

Ndërkohë, pavarësisht sanksioneve, treguesi kryesor i bursës së Teheranit ka shënuar sot një rekord historik, duke kaluar 16 mijë pikët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA