Presidenti amerikan Barack Obama ka konfirmuar përfundimin e të gjitha operacioneve luftarake në Irak brenda 31 gushtit.
Rreth 50 mijë nga 65 mijë trupa amerikanë që veprojnë aktualisht në irak do të qëndrojnë deri në fund të vitit 2011 për të stërvitur forcat irakene dhe për të mbrojtur interesat amerikane.
Obama e ka bërë të ditur lajmin në një fjalim të mbajtur para veteranëve të paralizuar në Atlanta. Lajmi vjen në një moment përplasjesh mes SHBA dhe Irakut lidhur me shifrat e civilëve të vrarë rastësisht.
Sipas autoriteteve ushtarake amerikane, 222 persona kanë vdekur në sulmet e muajit të kaluar, ndërsa Bagdadi pretendon se shifra reale është 535, që e bën korrikun muajin më të zi në dy vitet e fundit.
Top Channel