Një 64 vjecar nga Gjirokastra është vetëplagosur me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Manalat” të qytetit jugor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shuma të policisë, të cilat bënë rrethimin e zonës për të kapur autorin e mundshëm të ngjarjes.
Policia ishte njoftuar për të shtëna me armë nga një person. Por në vendngjarje u verifikua se shtetasi Besim Mamo, 64 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, në gjendje të dehur ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë dhe pasi ka gjuajtur 3 herë në ajër në taracën e banesës ka zbritur në oborrin e shtëpisë ku ka plagosur veten me një plumb në pjesën e poshtme të nofullës.
Menjëherë forcat e policisë kanë bërë transportimin e tij për në spitalin rajonal të qytetit, ku 64 vjecari ka marrë ndihëm e parë mjeksore dhe i është nënshtruar një operacioni.
Top Channel