Fluks emigrantësh në Durrës

02/08/2010 08:05

Vazhdon fluksi i shqiptarëve që kthehen për të pushuar në atdhe. Mbi 20 mijë persona, që jetojnë jashtë vendit, por edhe kosovarë, kanë hyrë në Shqipëri nga porti i Durrësit vetëm këtë fundjavë.

Sportelet e policisë kufitare dhe doganierët po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat.

Autoritetet thanë se shërbimet e policisë kufitare po punojnë në 23 sportele. Vetëm dje kanw mbërritur 10 tragete.

Të ardhur nga vende të ndryshme të Europës për pushime në atdhe, shqiptarët tregojnë se situata në portin italian të Barit është shumë e ngarkuar gjithashtu nga një fluks njerëzish që presin të kthehen për pushime.

Këtë sezon, fluksi i transportit detar ka qenë tepër i lartë në fundjavë, ndërsa në ditët e zakonshme ai nuk ka pasur ritmin e viteve të shkuara.

Kjo ka bërë që agjencitë e lundrimit të shtojnë numrin e trageteve dhe të shpeshtojnë lëvizjet e tyre të shtunën dhe të dielën për t’iu përgjigjur kërkesave të udhëtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA