Elbasan, uji i ndotur

02/08/2010 20:00

Ndërtimet pa leje dhe veprimtaritë e ndryshme kanë vënë në rrezik edhe ujësjellësin e qytetit të Elbasanit.

Alarmi është dhënë nga vetë drejtuesit lokalë, që kanë konstatuar se pranë stacionit të pompave në Krastë ndodhet edhe një pikë e trajtimit të mbetjeve të automjeteve dhe të baterive të tyre.

“Ky shqetësim lindi pasi Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan dhe ajo në Tiranë bënë një kontroll në sistemin e furnizimit me ujë dhe konstatuan që zona e pompave ka një problem që duhet zgjidhur, në mënyrë që ujërat e zeza të mos përzihen me ujin e pijshëm. Duhet të ndërhyjë policia ndërtimore dhe të vendoset situata nën kontroll të plotë”, ka deklaruar prefekti Shefqet Deliallisi.

Ndërkohë, shqetësim mbetet edhe fakti se pranë ujësjellësit ndodhen edhe shumë shtëpi të ndërtuara në mënyrë ilegale, të cilat kanë edhe bagëti që ndotin ujin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA