Qytetarët e Beratit kanë përkujtuar 10 vjetorin e reniës së kolonel Arben Zylyftarit, i cili u vra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000.
Në nder të kolonel Zylyftarit, në qendër të qytetit të Beratit është vendosur busti i tij, ideuar nga skulptori Maksim Bushi.
Bashkia e Beratit kishte organizuar edhe një ceremoni përkujtimore me rastin e dhjetëvjetorit të ndarjës së tij nga jeta.
Në vendin ku prehet koloneli janë vendosur tufa me lule nga të afërmit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Ndërsa shokët me të cilët Zylyftari ka punuar ruajnë ende të freskëta kujtimet dhe sot pas dhjetë vjetësh ata thonë se nuk janë ndarë kurrë prej tij.
“Lidhja me e fortë mes nesh ka qenë në punë kur ai erdhi shef komisariati në Kolonjë, kur unë isha deputet dhe ka zgjatur deri në momentet e fundit”, tregon një prej tyre.
“Beni ka qenë një polic por dhe një qytetar shumë i mirë dhe në Korcë ai nuk do të harrohet kurrë, për atë që ai bëri në vitin 1997”, thotë një tjetër.
Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin edhe prefekti i qarkut Bujar Hoxha, kreu i bashkisë Fadil Nasufi, ai i policisë së Beratit Altin Qafa, si dhe miq e të afërm të tjerë të cilët kujtojnë me respekt kolonel Arben Zylyftarin.
Top Channel