Basketboll, incident i kombëtares shqiptare

02/08/2010 13:10

Kombëtarja shqiptare e basketbollit, pasi zhvilloi një fazë përgatitore në Turqi për kampionatin europian, mori pjesë në një turne miqësore në Kosovë, ku ishte e ftuar edhe përfaqësuesja e Emirateve të Bashkuara Arabe, por ky turne nuk rezultoi shumë pozitiv për kuqezinjtë tanë, gjë që u pranua edhe nga kapiteni i përfaqësueses Ermal Kuqo.

“Incidenti i djeshëm fatkeqësisht ndodhi diçka që nuk është shumë pozitive si për ne si kombëtare shqiptare ashtu është për organizatorët”, është shprehur Kuqo.

Basketbollisti 30-vjeçar tregoi se incidenti që ndodhi në këtë ndeshje është një problem më vete. Dy minuta nga fundi i periodës së dytë të ndeshjes, fusha e basketbollit u shndërrua në një ring boksi.

“Shkaku kryesor ka qenë acarimi i tepërt i lojës. Loja fizike ka arritur deri në limitet maksimale dhe kjo është lejuar nga arbitrat. Në ato momente isha i detyruar të reagoja. Për këtë kam përgjegjësitë e mia, por po mbroja veten”, tha ai.

Në fund Kuqo flet edhe për përgatitjet e përfaqësueses sonë për eliminatoret e kampionatit europian, ku ndeshjen e parë e ka me Azerbajxhanin më 8 gusht.

Sipas tij, skuadra është e gatshme për të bërë një paraqitje të mirë, pasi ka lojtarë të rinj me perspektivë.

“Ekipi ka bërë hapa shumë të mëdha. Çunat kanë qenë shumë serioz dhe shumë korrekt. Jemi në nivelin zero dhe po përpiqemi t’i ndërtojmë gjërat nga fillimi”, theksoi Kuqo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA