Akuzat ndaj Topit, Meta: Nuk jemi palë

02/08/2010 16:20

Pas mbështetjes që i dha presidentit për dekretet për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushetuese, Ilir Meta u pozicionua në një qëndrim më neutral sa i takon akuzave se presdienti ka shkelur Kushtetutën me mosemërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. (UPDATE)

Sipas Partisë Demokratike, presidenti ka shkelur Kushtetutën duke mos emëruar kryetarin e Kushtetueses edhe pse mandati i kryetarit Vladimir Kristo ka mbaruar që në 7 qershor.

“LSI nuk synon të bëhet palë më askënd. Besoj se ekzistojnë të gjithë instrumentat për të vërtetuar kushtetueshmërinë e cdo veprimi ose mosveprimi dhe në këtë pikë e theksoj edhe njëherë rëndësinë e bashkëpnimit mes institucioneve të ndryshme”, ka pohuar Meta.

I pyetur të komentojë mungesën e bashkëpunimit të opozitës për ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar për t’u miratuar, si për shembull ligji për gjykatën admnistrative, zoti Meta tha se kjo bie ndesh me aspiratën integruese të opozitës.

“Një opozitë që punon për integrimin europian të vendit nuk mund të bëhet pengesë për miratimin e ligjeve që janë kërkesë e BE-së dhe janë në përputhje edhe me legjislacionin e BE-së”, ka nënvizuar Meta.

Partia Socialiste ka paralajmëruar një radikalizim të aksionit të saj politik në vjeshtë, në mungesë sipas saj të transparencës për zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Ndërkohë që partitë e tjera, vec dy partive të mëdha, me në krye LSI-në, flasin për nevojën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për ta përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA