PS, akuza për privatizimet

01/08/2010 16:30

Partia Socialiste ka vijuar akuzat në atë që deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar Eduard Shalsi e ka quajtur skandali i privatizimit të pronave publike nga qeveria.

Shalsi ka qënë në zonën e njësisë bashkiake numër 1 pranë rrugës “Ali Demi”, ku sipas tij qeveria ka nxjerrë në proçes privatizimi në mënyrë anti-ligjore një ish-kopësht i cili është pjesë e inventarit të pronave të paluajtshme të bashkisë së kryeqytetit.

“Mësojmë se qeveria e Sali Berishës la futur në listën e objekteve për privatizim edhe një tjetër objekt, pikërisht kopështin 26 i cili që në vitin 2005 Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka kalur në listën e inventareve për ta shndërruar në një objekt me funksione publike. Vetë qeveria e Sali Berishës në vitin 2006 ka marrë një vendim për ta miratuar si objekt me funksion publik. Ky komunitet ka nevojë të mësojë se çfarë po ndodh me këtë objekt”, deklaroi deputeti Shalsi.

Sipas deputetit socialist ky vendim i qeverisë tregon edhe njëherë vullnetin anti-ligjor dhe korruptiv të kabinetit aktual i cili po grabit sipas tij për interesa personale pronat publike në zona të ndryshme të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA