Arsenal, Venger “prangos†Fabregas
31/07/2010 13:00
Arsenal dhe trajneri Arsen Venger nuk ndryshojnë qëndrim në lidhje me cështjen e Cesk Fabregas.
Trajneri francez i topcinjve të Londrës është takuar së fundmi me mesfushorin spanjoll duke bërë të ditur se nuk do të shkojë në drejtim të Barcelonës, pavarësisht dëshirës së 23 vjecarit.
Sipas tij, Fabregas do të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën për të fituar titullin kampion në Angli, që mungon që nga viti 2004.
Fabregas prej kohësh është vënë në shënjestrën e Barcelonës, që po synon rikthimin në bazë të mesfushorit katalanas.
Për të drejtuesit e skuadrës kampione të Spanjës i bënë Arsenalit përpara disa javëve nje ofertë prej 35 milionë eurosh, por që u refuzua nga klubi londinez.
Top Channel