Hungari, provat e lira dominohen nga Red Bull
30/07/2010 13:00
Skuadra Red Bull ka dominuar provat e para të lira në pistën e Hungarisë ku këtë fundjavë do zhvillohet gara.
Sebastian Vettel me kohën 1:20:976 ka lënë pas shokun e skuadrës Mark Webber dhe Robert Kubica me Renault.
Kampioni i botës në fuqi Jenson Button mban vendin e katërt, i ndjekur nga Barrichello dhe De La Rosa. Ferrari mban vendin e shtatë me Alonson, ndërsa Felipe Massa ndodhet 5 vende më poshtë.
Top Channel