Franca, sponsorët kërkojnë dëmshpërblim

30/07/2010 10:50

Dështimi i Francës në Botëror ka bërë që sponsorat zyrtarë të kombëtrares së bluve të kërkojnë dëmshpërblim.

Carrefour, Suez e Credit Agricole, kërkojnë nga Federata Franceze të paktën 1 milionë euro për dëmin që iu shkaktua imazhit të tyre.

Sipas gazetës “Le Point” qëndrimin më të ashpër po e mban Adidas që kërkon disa milione euro nga federata. “Marka e njohur sportive ka të paktën 200 mijë fanela të pashitura të kombëtares”, shkruan mes të tjerash “Le Poin”.  

Top Channel