Britani, iPad përgatit ushtarët për luftë
30/07/2010 19:25
Për herë të parë, trupat britanike po përdorin një sistem të zhvilluar të tipit iPad për të mësuar se si të përballen në një mision zjarri.
Bëhet fjalë për momente kur artiljeria është nën zjarrin e një njësie armike që ndodhet milje të tëra larg.
Në provat që janë zhvilluar në Shkollën Mbretërore të Artiljerisë në Uiltshajër, trupat kanë mësuar zhargonin dhe procedurat më shpejt se më parë, kur ata qëndronin të ulur dhe dëgjonin leksionet e instruktorit.
Krerët e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar shpresojnë se smartfonët dhe teknologjia e fundit mund të përdoren për të përshpejtuar trajnimin e trupave.
Top Channel