Zbulohet mënyra e rigjenerimit të kockave

29/07/2010 14:05

Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një teknikë të re që një ditë mund t’u mundësojë doktorëve të rrisin nyjet e kockave të thyera të pacientëve të tyre.

Ata thonë se kanë rritur gjymtyrët e një lepuri duke përdorur qelizat e trungut të vetë kafshës.

“Është hera e parë që një nyje është rigjeneruar duke u kthyer plotësisht funksionale”, kanë deklaruar shkencëtarët.

Ata shtojnë se studimi mund të ketë efekt tek ata pacientë që kanë të dëmtuar legenin, shpatullat, apo gjunjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA