Vlorë, shkarkohet kreu i Këshillit të Qarkut

29/07/2010 19:40

Ashpërsohet konflikti në Këshillin e Qarkut të Vlorës, këtë radhë jo me opozitën por brenda vetë radhëve të Partisë Demokratike.

Me nismën e kryetarit të Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, tre anëtare të PD në Këshillin e Qarkut kanë mbledhur 33 firma dhe kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit te këshillit, Agron Sharra, i të njëjtës parti si edhe ata.

“Grupi i këshilltarëve ka kërkuar që në këtë mbledhje të shkarkojë kryetarin e Këshillit të Qarkut dhe u kërkua zgjedhja e kryetarit te ri”, tha Braho. Gjate debatave te ashpra anetaret kane akuzuar per prapaskena ku perfshihen edhe deputete te Partise Demokratike te Qarkut Vlore. “Deri me sot nuk eshte ngritur asnjehere dhe na del tani si nje problem i madh por eshte nje problem i brendshem i PD”, thekson nenkryetari i Keshillit te Qarkut, Ylli Pirro.

Pasi keshilltaret e partise se tij votuan shkarkimin, kryetari Keshillit te Qarkut, Agron Sharra ne nje interviste per Top Channel e konsideron te paligjshme mbledhjen e jashtezakonshme e cila u hap nga prefekti i Vlores dhe akuzon se kundershtaret e tij jane te lidhur me interesa pronash.

“Arsyet ata i dine fare mire sepse ka qene lufte sistematike e pjeses se majte te PD, e njerëzve te indoktrinuar me ideologji te kaluar. Keta persona u jane turrur tokave te bregdetit qe nga Novosela e deri në Ksamil”, shprehet Sharra. Ne mbledhjen e jashtezakonshme me 37 vota pro eshte shkarkuar kryetari Agron Sharra duke u zevendesuar me zotin Llambri Pandeliu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta