Tekstet, profesorët padi Ministrisë së Arsimit

29/07/2010 08:15

Kjo stinë vere për Ministrinë e Arsimit ka ardhur më e nxehtë se vitet e tjera dhe jo vetëm për shkak të temperaturave.

Çështjet dhe problemet e lidhura me arsimin janë bërë pjesë e pandashme e bisedave në familjet e maturantëve, studentëve, pjesë e diskutimit në punë, por edhe pjesë e procedurave për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.

Profesorë me tituj e grada shkencore, të njohur si akademikë, që prej shumë vitesh kontribuojnë në arsimin shqiptar, të ndodhur në udhëkryq për sa i takon mosrespektimit të së drejtës së autorit, kanë zgjedhur rrugën e padive për të gjetur rrugëzgjidhje të problemeve të tyre.

Akademikët kërkojnë ndër të tjera që për problemin e mosrespektimit të shtypjes, shpërndarjes dhe mosrespektimit të së drejtës së autorit, pala dëmtuese të kryejë zhdëmtim material, në vlerën monetare që kapin shifrën deri në 20 milionë lekë për “kokë”.

Janë rreth 28 padi personale dhe një padi kolektive, e cila mban firmën e 50 profesorëve. Për këtë padi kërkohet zhdëmtim në masën 70 milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA