Shqipëri-Zvicër, marrëveshje për bujqësinë

29/07/2010 18:20

Ministria e Bujqësise dhe qeveria zvicerane nënshkruan sot një marrëveshje të re bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.

Ky program i qeverisë zvicerane synon të mbështesë prodhimin bujqësor organik. Ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha se produktet organike janë një mundësi shumë e mirë për prodhimin bujqësor shqiptar për t’u bërë konkurues në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë fazës së parë të këtij projekti janë ngritur institucione që japin shërbime dhe mbështesin bizneset sic është Albinspekt për të prodhuar produkte organike.

Gjatë kësaj faze synohet rritja e eficencës së shërbimeve ndaj biznesit për prodhimin e produkteve organike cilësore si dhe për ndërgjegjësimin e konsumatorit shqiptar për rritjen e konsumit të produkteve vendase.  

Top Channel