
OSBE shpreh shqetësimin për rastin “Pango” dhe dënimin e Top Channel.
Në raportin vjetor për Lirinë e Medias të publikuar nga përfaqësuesja Dunja Mijatovic, i pari që prej marrjes së detyrës prej saj, në seksionin për Shqiperinë i referohet thuajse tërësisht cështjes së Top Channel dhe vendimit të Gjykates për dënimin e televizionit.
Raporti flet per gjoben qe iu vendos televizionit Top Channel pas publikimit te skandalit seksual qe perfshin ministrin e Kultures Ylli Pango, i cili si rrjedhoje e denoncimit te abuzimit u shkarkua nga detyra. “Ky televizion eshte urdheruar te paguaje 400 mije euro si dem moral ndaj ish ministrit, per videon e transmetuar ne mars te vitit 2009, ku ai kerkon ne kembim te nje posti favore seksuale. Fill pas kesaj ai u shkarkua nga detyra” shkruan ne raportin e saj Mijatovic.
Ajo i referohet letres qe i ka derguar ne 28 qershor ministrit te Jashtem, Ilir Meta dhe atij te Drejtesise, Bujar Nishani te cileve u shpreh shqetesimin per vendimin e Gjykates. Mijatovic nenvizon se roli mbikeqyres i medias ne cdo shoqeri me te vertete demokratike kerkon gazetarine investigative dhe denimet e dhene ne cdo rast duhet te jene ne perpjestim me demin e shkaktuar dhe nuk duhet te cojne bllokimin dhe ndeshkimin e ketij raportimi dhe gazetarise investigative.
Perfaqesuesja per Lirine e Medias ne OSBE thekson se ne nje tjeter takim, ne 16 korrik, pra dy jave me pare gjate nje samiti ministerial, ka takuar serish ministrin e Jashtem, Ilir Meta, te cilit i ka shprehur serish shqetesimin per rastin “Pango” dhe ndeshkimin me gjobe ndaj televizionit kombetar Top Channel. Ministri, sipas raportit, ka rene dakord t’ja percjelle letren dhe shqetesimin e OSBE-se per ceshtjen Top Channel, presidentit Bamir Topi, i cili eshte edhe kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise. Gjate takimit me zotin Meta, perfaqesuesja Mijatovic ka ofruar mbeshtetjen e plote dhe asistencen e OSBE-se per te ndihmuar Shqiperine ne reformen e legjislacionit per median.
Top Channel