Opozita mbështet presidentin

29/07/2010 15:00

Pas akuzave të forta të Partisë Demokratike ndaj Presidentit të Republikës, Bamir Topi, socialistët kanë reaguar, duke i dalë në krah në këtë betejë të re kreut të Shtetit.

Per seline roze kriza aktuale ka vetem nje arkitekt qe sipas saj mban emrin e kryeministrit Sali Berisha.

“Dje, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen e publikut nga kriza e vërtetë e transparencës së munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonominë kapur nga e njëjta familje në pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombëtare për uzurpimin e shërbimit sekret, Sali Berisha ka hapur një krize të re me Presidentin e Republikës”, deklaroi deputeti i selise rozë, Sajmir Tahiri.

Akuzat e Partisë Demokratike për socialsitët janë përpjekje e qartë për të ushtruar presion ndaj presidentit Topi. “Shprehje e këtij konflikti është edhe kriza e hapur dje nga Sali Berisha mes pushtetit të vjedhur të 28 qershorit dhe Presidentit të Republikës, të cilit i bëjmë thirrje të mos bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos e tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave ndaj kandidaturave që nominon për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë”, shtoi Tahiri.

Partia Demokratike akuzoi Presidentin e Republikes Bamir Topi se ka shkelur ligjin themeltar pasi nuk ka emeruar prej 2 muajsh Kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Mazhoranca e cilesoi kete nje akt te paprecedent dhe kerkoi emerimin dhe votimin urgjent te tij ne nje seance te jashtezaknshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA