Olldashi inspekton akset rrugore

29/07/2010 14:10

Ministri i Transporteve Sokoll Olldashi ka inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës turistike Bajram Curri-Valbonë, një investim i buxhetit me vlerë prej 1 miliardë lekësh.

Rruga ka një gjatësi totale prej 27 kilometrash, ndërkohë që ka përfunduar asfaltimi për 16 kilometrat e parë.

Duke vënë në dukje ecurinë e mirë të punimeve, ministri Olldashi tha se ndërtimi i kësaj rruge ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor të kësaj zone.

Pas rrugës Bajram Curri-Vlabonë, kreu i Transporteve ka inspektuar punimet edhe në një aks tjetër, atë Kukës-Krumë, pjesë e unazës lindore të vendit, si segment alternativ në rastin kur aksi Qafë Mali-Fierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA