Maturantët, 5 ditë afat për dorëzimin e A2

29/07/2010 08:30

Maturantët duhet të paguajnë 2 mijë lekë të vjetra për bazën materiale të shpenzuar për procesin e Maturës Shtetërore.

Ashtu si çdo shërbim tjetër, edhe matura kërkon një fond të caktuar për të realizuar testet e 4 provimeve, ku përfshihen fletët A4, boja e printerit, fotokopja, por edhe pagesa e specialistëve që përgatitën hartimin dhe bëjnë vlerësimin e tyre.

Pagesa e nxënësve do të shërbejë posaçërisht për këto shërbime, por edhe për plotësimin e Formularit A2.

Maturantët janë të detyruar të paguajnë 2 mijë lekë të vjetra deri përpara ditës që do të dorëzojnë në shkollën përkatëse formularin e plotësuar.

Afati i fundit për dorëzimin e tij është data 2 gusht, kështu që pagesa duhet të bëhet përpara kësaj date.

Pas kësaj, nxënësit do të plotësojnë formularin e preferencave, origjinalin dhe do ta dorëzojnë atë bashkë me një mandat, që ka të regjistruar të dhënat e tij personale si ID, data dhe dita kur këto para janë depozituar në bankë.

Formulari A2 është shpërndarë në drejtoritë e shkollave të mesme më 22 korrik, datë e cila u ka dhënë mundësinë atyre të bëjnë prova mbi fotokopjen e tij, deri në momentin kur ata do të ndihen të sigurt për të bërë plotësimin e origjinalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA