Lufta me zhurmat

29/07/2010 15:20

Të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend nuk kanë leje mjedisore përsa i përket ndotjes akustike.

Kreu i inspektoriatit në Ministrinë e Mjedisit sqaron se jane gjobitur dhjetra subjekte me nga 500 mijë lekë pas ankesave të qytetarëve në kryeqytet por edhe në zonat bregdetare të vendit.

Janë të pakët subjektet që kanë filluar të nisin procedurat për pajisjen me lejen mjedisore. Do merren të gjitha masat ligjore për ata që shkelin ligjin”, shprehet Ilir Bala.

Vec diskove dhe lokaleve te nates, edhe pronaret e lokaleve ku zhvillohen dasma duhet te bejne termoizolim te godines dhe te respektojne te gjitha kriteret e ligjit per ndotjen akustike, ne te kundert do t’u pezullohet aktiviteti. Gjobat do te vilen nga permbarimi pasi te perfundoje periudha e ankimimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA