Lac, arrestohen për vjedhje 6 ish-nëpunës

29/07/2010 14:35

Policia ka arrestuar 6 punonjës të zyrës së punës në Kurbin. Ish-drejtor i zyrës dhe pesë punonjës të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë viteve 2008-2009 kanë krijuar dosje fiktive të papunësisë për rreth 85 persona.

Skandali, i debnoncuar fillimisht nga mediat, coi në zbulimin e mashtrimit të madh. Vendimi për arrestimin e këtyre nëpunësve është marrë nga gjykata e rrethit të Kurbinit rreth dy ditë më parë.

Sipas prokurorisë, ish-drejtori i zyrës dhe dy specialistë kishin krijuar emra fiktivë dhe përfitonin pagesë papunësie.

Pasi janë bërë kuponat e pagesës së papunësisë, të tre këta nëpunës kanë xhiruar lekët e pagesës së papunësisë tek zyra e postës Laç, ku bëhej dhe shpërndarja e pagesës.

Këtu, drejtori i zyrës së punësimit Gentjan Rukaj, ka krijuar një lidhje me punonjësin e postës Laç, Gjon Sevgjinaj, i cili ka bërë të mundur që tek listëpagesat e borderove të personave fiktivë të nenshkruheshin persona të tjerë, ku mes tyre dhe vete nëpunësit e arrestuar.

Nga kjo skemë vjedhjeje, sipas prokurorisë, nëpunësit kanë përfituar 6 milionë lekë. Përvec kësaj, ish-drejtori i zyrës së punës, Gentjan Rukaj dhe specialistja e kësja zyre, Mirjeta Frrokaj, akuzohen edhe se kanë asgjesuar disa nga dosjet që kanë qenë me dokumente të falsifikuara.

Sipas prokurorisë, hetimet po përqendrohen edhe ndaj personave të tjerë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe akte të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA