Diskriminimi i grave, Shqipëria raporton në OKB

29/07/2010 08:40

Në selinë e OKB-së në Nju Jork, qeveria shqiptare raportoi pranë Komitetit të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimin ndaj Grave (CEDAW), e parashikuar sipas detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i kësaj konvente.

Raporti i tretë periodik kombëtar i përgatitur nga qeveria shqiptare përfshin periudhën 2003-2010 dhe përmban të dhëna nga fusha të ndryshme si, legjislacioni, arsimi, shëndetësia, të para në këndvështrimin e integrimit gjinor.

Shqyrtimi i raportit të prezantuar nga delegacioni ynë u zhvillua në formën e dialogut konstruktiv midis ekspertëve të komitetit CEDAW dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare lidhur me zbatimin e masave legjislative dhe administrative të ndërmarra nga qeveria deri tani për eliminimin dhe diskriminimin e grave dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, masat kundër dhunës në familje, trafikimit, arsimimit, punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA