
Këto ditë vere kanë qenë të shpeshta lajmet kur grindjet në familje kanë përfunduar me vrasje apo me dhunë fizike.
Të dhenat zyrtare tregojnë se vetëm gjatë këtij 6 mujori të parë janë dhunuar 255 persona më shumë se një vit më parë. Statistikat numerojne 805 raste dhune qe jane trajtuar nga struktuat e policise kete vit dhe 85 % e rasteve te denoncuara jane femra.
Edhe kerkesat per padi jane rritur kete vit, duke shenuar 104 raste me shume se nje vit me pare, duke e cuar numrin total ne 500. Por vec dhunes fizike keto muaj jane regjistruar 10 raste të vrasjes brenda familjes, ku në 2 raste viktima është nëna, në 3 raste është bashkëshortja.
Ministria e Punes ka deklaruar se qendra kombetare per rehabilitimin e viktimave te dhunes ne familje eshte gati dhe ne te do te ofrohen sherbime per te gjithe keta persona.
Top Channel