Qeveria, betejë me shifrat

28/07/2010 19:45

Parashikimet e kryeministrit bazohen vetëm në vlerësimet e qeverisë së tij të cilat ndryshojnë jo pak me ato të institucioneve më të specializuara botërore në këtë fushë.

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, institucioni më prestigjoz në analizat ekonomike në botë, Shqipëria vendi me rritjen më të lartë në Europë, është histori e se shkuarës. FMN tha këtë muaj se ekonomia shqiptare do të rritet me 2.6 për qind, kur rritja mesatare e rajonit sipas saj do të jetë 3.2 për qind, cka do te thote se ka disa vende me rritje me te larte se Shqiperia.

Qeveria pretendon se rritja do te jete 4.1 perqind ne vitin 2010 por me shifrat e FMN-së Shqipëria jo vetëm që nuk është më vendi me rritjen më të lartë në rajon, por ekonomia po ecën më ngadalë edhe se sa mesatarja në tërësi e Europës Qëndrore dhe asaj lindore. Vetë institucioni i certifikuar zyrtar per shifrat, Instituti i Statistikave për tremujorin e parë të vitit tha se rritja ekonomike ishte vetëm 2 për qind dy herë më pak nga varianti vjetor i qeverisë.

Edhe Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia ka ecur më të njëjtin ritëm të ngadaltë si në tremujorin e parë edhe gjatë tremujorit të dytë. Por pertej parashikimeve optimiste apo jo,  qytetaret shqiptare vuajne statusin ekonimise se tyre qe edhe kur kishte rritjen 6 për qind, pasuria e tyre dyfishohej vetem njehere në 12 vjet. Me rritje ekonomike me te vogel te goditur nga kriza, te ardhurat e shqiptareve mund te dyfishohen vetem pas 20 vjetesh. Sot të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 7 herë më të ulëta se sa mesatarja e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA