Peqin, banorët e Pajovës pa energji elektrike

28/07/2010 16:10

Banorët e Komunës Pajovë të Peqinit prej tre muajsh vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Mungesa e energjisë ka sjelle probleme jo vetëm tek abonentët familjarë por edhe bizneset private, duke paralizuar kështu punen me orë të tera. Qytetaret e pafuqishem, jo vetem qe mbeten pa drita por mbeten edhe pa uje te pijshem dhe vadites prej pompave te ujit.

Nder te tjera banoret e kesaj komune ankohen edhe per faturat e parregullta qe u shkojne ne shtepi, te cilat nuk u referohen matesve te konsumit te energjise qe jane instaluar ne banesa. Kryetari i Komunes Albert Kreci akuzon me tone te ashpra drejtorin e OSSH ne degen e Elbasanit, Artur Vocin, duke e konsideruar te papergjegjshem.

Përveç kufizimeve të përditshme, banorët po përballen edhe me amortizimin total të rrjetit dhe ne kete zone mungojne punonjesit e OSSH-se per te riparuar defektet, pasi jane tresferuar ne Elbasan. Nder te tjera ne kete Komune jane vjedhur 5 trasformatore dhe OSSH nuk i ka zevendesuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta