
Këshilli i stabilizim-asocimit BE-Maqedoni vlerësoi se ky vend duhet të bëjë progres në 6 fusha si dialogo politik, gjyqësori, lufta ndaj korrupsionit, të drejtat e njeriut, klima ndaj biznesit dhe administrata publike.
Por megjithë kritikat Brukseli garanton se nuk do të heqë nga tavolina vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësim, proçes ky që mbahet peng deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
“Ne vlerësojmë përpjekjet e Shkupit dhe të Athinës dhe shpresojmë që statusi të përkojë me proçesin e anëtarësimt sapo të jetë zgjidhur çështja e emrit”, deklaroi komisioneri Shtefan Fyle.
Pavarësisht mosmarrëveshjes me Greqinë ministri i Jashtëm maqedonas u shqua nga homologu belg për marrëdhëniet e mira me fqinjët.
Edhe Islanda nisi bisedimet e anëtarësimit me Brukselin, por ndryshe nga Maqedonia e cila nuk ka ende një datë të qartë për nisjen e negociatave Islanda synon që të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE pas 2 vjetësh.
Top Channel