
Ky sezon turistik është më i shtrenjtë për shqiptarët që kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit.
Sipas operatorëve turistikë, edhe ofertat me cmime të ulëta këtë vit kanë qenë më të pakta. “Ka pasur pak oferta krahasuar me nje vit me pare pasi edhe keto vende kane dale nga kriza”, shprehet Besnik Vathi. Por pavaresisht cmimeve te larta, sipas operatoreve turistike, ka pasur nje rritje te te turisteve shqiptare qe kane prenotuar per pushime jashte vendit.
“Pavaresisht se cmimet kane qene me te larta kemi pasur rritje te numrit te prenotimeve”, thekson përfaqësuesja e “Sava Tours”. Operatoret turistike thone se ashtu si dhe vitin e kaluar, turistet shqiptare kane preferuar thuajse te njejtat destinacione per pushime, por duke shtuar ketu edhe Kroacine qe eshte favorizuar nga heqja e vizave.
Operatoret presin qe me liberalizmin e vizave, harta e destinacioneve turistike te preferuara per shqiptaret te zgjerohet. Qe nga hapja e sezonit deri tani, ofertat per pushime jashte kane filluar me nje cmim minimal prej 300-350 euro per person, por ka pasur edhe nga ata qe i kane lejuar vetes te shpenzojne me shume duke paguar edhe 4-10 mije euro personi per te vizituar Karaibet, Xhamajken, Havain, Kankunin apo per udhetim me krocera.
Top Channel