KGJK do të mblidhet në muajin nëntor

28/07/2010 19:40

Konferenca Gjyqësore Kombëtare do te mblidhet në dy javët e para të muajit nëntor edhe pse ekziston vakum ligjor për mbledhjen e saj.

Kryetarët e gjykatave si dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve, të mbledhur në një takim me kryetaren e Gjykates së Lartë, Shpresa Becaj dhe nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kanë vendosur unanimisht mbledhjen e kësaj konference, me qëllim mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor dhe mbrojtjen e pavarësise së tij.

Ne perfundim te takimit te sotem eshte vendosur ngritja e nje grupi pune qe do te hartoje projekt-rregulloren per funksionimin e Konferences Zgjedhore, me qellim zgjedhjen e anetareve te rinj te KLD-së brenda dy javeve te para te shtatorit.

Projekt-rregullorja do te shqyrtohet nga te gjithe gjyqtaret ne fund te muajit shtator dhe pas pak me shume se nje muaji, ne nentor do te thirret Konferenca Gjyqesore Kombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA