Vlorë, mbytet në det një fëmijë
27/07/2010 13:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një fëmijë është mbytur në ujërat e detit Jon.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave agjentët e policisë po punojnë për identifikimin e fëmijës, trupi i të cilit është dërguar në morg.
Sipas burimeve, bashkë me të miturin ka qenë edhe një fëmijë tjetër, i cili është nxjerrë në kohë nga deti dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjëndje të rëndë.
Kjo është një tjetër ngjarje që rëndon më tej kronikën e zezë në Shqipëri, pas aksidenteve të shumta dhe vrasjeve që kanë karakterizuar muajin korrik.
Top Channel