Tragjedia e Pukës, ndërron jetë 9 vjecari
27/07/2010 11:15
Një tjetër person i është shtuar bilancit të viktimave të tragjedisë rrugore të ndodhur disa ditë më parë në rrethin e Pukës, ku një autobuz doli nga rruga dhe ra në humnerë.
9 vjecari që mbeti i lënduar nga aksidenti, Erikson Peraj, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të një hemoragjie.
Me këtë vdekje shkon në 15 numri i viktimave të tragjedisë së ndodhur më 10 korrik, si pasojë e të cilës ka ende persona që ndodhen të shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.
Top Channel