Stone: Lobi hebre mbuloi të vërtetën

27/07/2010 18:55

Regjisori amerikan Oliver Stone ka lëshuar një deklaratë bombë duke ngjallur reagimin e menjëhershëm të mediave dhe opinionit publik.

Ai ka deklaruar se Hitleri dhe Stalini nuk kanë aq shumë faj sa trumbetohet sot. Stone thekson se lideri nazist u mbështet fuqishëm nga industrialistët gjermanë, amerikanë e anglezë, ndërsa Holokausti është fryrë shumë nga mediat e kontrolluara nga hebrenjtë.

Në intervistën dhënë për “Sunday Times”, Oliver Stone ka prezantuar dokumentarin më të fundit të tij, “Secret History of America”. Eshtë pikërisht puna e tij e fundit që e ka futur regjisorin nën lëkurën e dy diktatorëve.

“Lobi hebre në SHBA ka në duar gjithë mediat. Janë punëtorë të mëdhenj dhe janë në krye të gjithckaje. Izraeli e ka kushtëzuar për vite politikën e jashtme amerikane. Njerëzit në SHBA nuk e kanë idenë cilat janë lidhjet mes dy luftërave botërore. Duhet ta clirojmë mendjen nga disa paragjykime. Në krijimin e Partisë Naziste janë përfshirë edhe kolosë amerikanë si General Motors e IBM. Hitleri ishte thjesht një njeri që mund të ekzekutohej lehtë dhe për më tepër u shkaktoi më shumë dëme rusëve se sa hebrenjve, duke vrarë rreth 30 milionë te tille”, thekson Stone.  

Top Channel