PS kërkon sqarime për pasurinë e Priftit

27/07/2010 16:05

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti vazhdon të jetë në epiqëndër të akuzave të opozitës për korrupsion ndaj qeverisë.

Permes deputetit Taulant Balla, Partia Socialiste i adresoi nje sere pyetjesh kryeministrit Berisha per pasurine e Priftit dhe lidhjet e tij me bizneset e ministrit.

“Sali Berisha, a mund t’u tregosh shqiptarëve se si e ka shtuar pasurinë me 1.8 milionë euro ministri yt i Ekonomisë në një vit në qeverinë tënde? A ka paguar Prifti tatimin të paktën prej 180 mijë euro nga përfitimi 1.8 milionë eurove? Sali Berisha, a mund t’u shpjegosh shqiptarëve se si ka mundësi që fabrika s’prodhoi edhe një tullë të vetme, por sic po del në dritë se Prifti ka shlyer edhe detyrimet e kredisë 1.7 milionë euro? Sali Berisha kërkojmë sot t’u japësh përgjigje shqiptarëve, a je t’i ortak me Priftin dhe cfarë nënkupton heshtja e tejzgjatur mbi këtë skandal”, deklaroi Balla. 

Top Channel