Itali, kapet drogë në Lece, dyshohet nga Shqipëria

27/07/2010 19:50

Policia italiane ka bllokuar nje sasi prej 572 kilogram kanabis që mendohet se ka mbërritur nga Shqipëria.

Një burrë 30 vjecar nga Shqipëria ka përfunduar në pranga ndërsa policia nisi kërkimet për gomonen që mund të ketë sjellë drogën në juglindje të Leces. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e qytetit jugor ku një shqiptar u ndalua pasiu iu kap një cantë me kanabis.

Ai ndodhej pranë një sasie më të madhe droge, cka ka bërë që policët të dyshojnë se droga e ka prejardhjen nga Shqipëria. Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.

Top Channel