Gjirokastër, arrestohet protestuesi i Hamallajt

27/07/2010 19:45

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga shtetasin Gjon Pera 33 vjec, i shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për organizimin e protestave të dhunshme ndaj policisë në fillim te korrikut në Hamallaj të Durrësit.

Pera u vu në pranga teksa po kthehej nga Greqia mëngjesin e sotëm.  Dyshohet se Pera me 9 korrik ishte në krye te protestuesve që u konfrontuan me policinë duke plagosur me bomba molotov tre prej efektivëve blu.

Protesta e paligjshme u ndez pas tentativës së inspektorëve të ndërtimores për të prishur rreth 150 ndërtime pa leje në Hamallaj të Durrësit.

Top Channel