
Kriza ekonomike ka goditur thellë biznesin e fasonëve. Në Këshillin Kombëtar të Punës, përfaqësuesit e këtij biznesi kan deklaruar se vetëm gjatë vitit 2008-2009 janë shkurtuar 11 mijë vende pune.
Por kriza sociale eshte edhe me e rende, pasi 66.4% e punetoreve jane shprehur se do te largohen sapo te liberalizohen vizat, pasi nje pjese e madhe e tyre blejne ushqime me liste, dhe kane pakesim te ndjeshem te te ardhurave mujore.
Mungesa e investimeve ka bere qe tregut t’i mungojne kete vit 133 milione euro. Ne Keshillin Kombetar te Punes eshte thene se skemat e Ministrise se Punes per nxitjen e punesit jane jo funksionale dhe shpesh abuzive.
Fasonistet kane kerkuar qe per cdo punetor te ri ata te stimulohen nga ministria permes fondit qe ata kane ne dispozicion. Nga ana tjeter bizneset kane kerkuar uljen e disa taksave te cilat e bejne te veshtire konkurrencen me tregjet e huaja.
Top Channel