Dibër, protesta për ujin
27/07/2010 20:50
Banorët e katër fshatrave të komunës Qëndër në rrethin e Dibrës kanë protestuar përpara zyrave të komunës për mosfunksionimin e kanalit vaditës.
Ky kanal duhet te ishte funksional qe ne muajin maj kur fermeret duhet te benin vaditjen e pare. Ka ardhur fundi i korrikut dhe te mbjellat sipas banoreve jane thare ne ara nga mosvaditja.
Te indinjuar ata akuzojne kryetarin e komunes per neglizhence dhe abuzim me fondin e ketij kanali vadites. Sipas kryetarit te komunes, per shkak te zvarritjes se punimeve fondet per kanalin vadites jane djegur dhe pritet nje tjeter fond nga Minisitria e Bujqesise.
Top Channel