Aksidenti, Mustafajt do të vendosen në Sos

27/07/2010 11:45

Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale vendosi sot që katër fëmijët e ciftit Mustafa do të vendosen në fshatin Sos, ku do të vijojnë jetën normale.

Bashkëshortët Mustafa humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur më 10 korrik, në fshatin Gjegjan të Pukës.

Burime pranë kësaj ministrie bënë të ditur se vendimi u mor pasi dy djemtë e ciftit përfunduan trajtimin mjekësor.

Ndërsa dy vajzat e ciftit të ndjerë do të qëndrojnë edhe për pak kohë në spital pasi kanë ende nevojë për kujdesje mjekësore.

Ndërkohë, një djalë 9 vjecar që kishte mbetur i plagosur në të njëjtin aksident, Erikson Peraj, ndërroi jetë sot duke e cuar në 15 numrin e viktimave të aksidentit tragjik.

Top Channel