Britani, vdes pasi hëngri fshehurazi

26/07/2010 10:25

Gruaja më e shëndoshë në Mbretërinë e Bashkuar vdiq pasi hëngri fshehurazi ndërsa ishte në spital.

40-vjecarja Sharon Mevsimle, peshonte më shumë se 285 kilogramë dhe ishte shtruar për të marrë mjekime për shëndetin.Mjekët i kishin këshilluar ndjekjen e një diete të hekurt, por sipas ‘The Sun’ ajo kishte arritur që të përtypte pulën e skuqur dhe patater, që familjarët ia kishin sjellë fshehurazi. Por fiziku i saj nuk reagoi mirë dhe gruaja humbi jetën.

“Nuk ndaloi së ngrëni dhe nuk bëri asgjë për të ndihmuar veten e saj. Po ashtu edhe familjarët nuk e ndihmuan”, thonë burime të shërbimit spitalor.

Sharon nënë e katër fëmijëve kishte një peshë normale kur ishte e martuar. Fajtor për obezitetin ajo kishte bere depresionin postpartum.

Top Channel