Krimi brenda familjes nuk ka goditur dje vetëm në vendin tonë, por edhe emigrantët në Greqi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek, Athinë, ku një burrë ka qëlluar të shoqen, kurse i biri është vënë në dispozicion të hetimit policor, nën akuzën e nxitjes së sulmit të dhunshëm.

Mediat greke kanë cituar policinë, duke shkruar se ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në qendër të Athinës. Burri 45-vjeçar ka qëlluar me gjakftohtësi të shoqen 40-vjeçare, duke e rrëzuar në tokë, pasi e plagosi në kokë, publikisht në mes të rrugës. Viktima u dërgua në spitalin shtetëror universitar të Athinës, ku raportohet se gjendja e saj është kritike për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe pasiguri në rrugën Aristomenous 105, në Shën Pandelimona, zonë e qendrës së Athinës. Pa vonesë atje mbërritën forca të shumta policore. Nga hetimi doli se burri e qëlloi të shoqen me një plumb pistolete, të cilën e mbante pa leje. Policia ka arrestuar jo vetëm të dyshuarin e vrasjes, por edhe të birin, pasi ai akuzohet se ka nxitur të atin që ta qëllojë 40-vjeçaren, akt që u krye “me sukses” me armën me fishekë të kalibrit 22 mm.

Sipas hetimit, ngjarja ka ndodhur në kushtet e xhelozisë dhe akuzave për prishje të familjes nga djali 20-vjeçar i çiftit dhe akuza për tradhti bashkëshortore, që përforconte burri i 40-vjeçares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA