Banka greke Atebank ishte nje prej 7 shtate institucioneve financiare ne te gjithe Europen te cilat  nuk kane kaluar te ashtuquajturin “test te stresit” qe organizoi BE per te pare aftësitë e bankave, nese ato do t’i rezistonin një krize tjeter.

Ishte nje rezultat qe pritej, deklarojne specialistet greke te ekonomise pas publikimit te listet se 91 institucioneve financiare europiane qe moren pjese ne kete test, i cili vleresonte nese bankat jane te afta te mbijetojne ndaj nje shoku ekonomik ne te ardhmen dhe eshte nje perpjekje per te siguruar investitoret lidhur me gjendjen e sektoreve financiare ne Europe.

“Rezultatet erdhen ashtu sic priteshin.Nga ana e Greqise vetem Banka Agrare deshtoi dhe kjo pritej. Kjo banke eshte e ngarkuar me disa pesha te se kaluares”, thotë Assilis Vlastarakis, specialist burse.

Atebank e njohur edhe si Banka Agrare eshte nje prej bankave shteterore e cila ka paraqitur nje humbje kapitali prej 242 milion euro dhe Komisioni Europian i kontrollit bankar ka bere verejtje qe brenda dy muajve kjo banke duhet te gjeje menyren per te dale nga kjo gjendje. Per te kaluar testin ishte i nevojshem kalimi i kuotes prej 6%,shifer te cilen e kane permbushur 5 bankat e tjera greke qe morren pjese ne test sic jane Banka Kombetare Greke, ajo e Pireut,Alpha Bank, Eurobank dhe Hellenic Postbank.

“Pjesa tjeter e bankave greke i mbijuetuan testit. Ekziston nje optimizem se tani e tutje gjerat negative kane ngelur pas dhe kjo eshte natyrisht nje shenje pozitive per tregjet, sepse kishte nje skepticizem persa i perket mundesive te bankave greke ne se do t’i kalonin keto teste”, tha Vlastarakis.

Ministri grek i Financave ka shprehur kenaqesine e tij per rezulatatin pozitiv te testit ndaj bankave greke duke theksuar se sistemi bankar i Greqise mund te perballoje situate shume me te veshtira se te sotmet, ndersa ka shtuar se qeveria do te aktivizohet edhe me shume ne likuiditetin e tyre per te ndihmuar financimin e bizneseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA